Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në futboll për femra Australi-Zelandë e Re 2023. Kombëtarja jonë ka rënë në grupin F, bashkë me Kosovën dhe 4 skuadra të tjera, që janë Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.
Kualifikueset e Botërorit nisin në shtator të këtij viti dhe përfundojnë në shtator të 2022-shit. Ato do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Vendet e para të 9 grupeve kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura përcaktohen me play-off në tetor të 2022-shit.

Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt dhe renditet në vend të 33-të. Ndeshjet eliminatore të Botërorit 2023 do të jenë të vështira, pasi në grupin e Kombëtares sonë bëjnë pjesë skuadra shumë të forta, si Norvegjia dhe Belgjika. Interesante
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje