Futboll

Botërori 2023 për femra, Shqipëria bie në të njëjtin grup me Kosovën

Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në futboll për femra Australi-Zelandë e Re 2023. Kombëtarja jonë ka rënë në grupin F, bashkë me Kosovën dhe 4 skuadra të tjera, që janë Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Kualifikueset e Botërorit nisin në shtator të këtij viti dhe përfundojnë në shtator të 2022-shit. Ato do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Vendet e para të 9 grupeve kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura përcaktohen me play-off në tetor të 2022-shit.

Shorti i kualifikueseve të Botërorit 2023 në futboll për femra. Gazeta Si, 30 prill 2021

Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt dhe renditet në vend të 33-të. Ndeshjet eliminatore të Botërorit 2023 do të jenë të vështira, pasi në grupin e Kombëtares sonë bëjnë pjesë skuadra shumë të forta, si Norvegjia dhe Belgjika. Interesante


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë