Futboll

Video/ Armando Broja shënon për Viteshen, golin e dytë ia anulon VAR-i

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ishte protagonist në javën e 31-të të kampionatit holandez. Ai shënoi golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Zvolles, ndërsa një gol tjetër iu anulua nga VAR-i në fillim të pjesës së dytë.

Broja shënoi në minutën e 27-të, pasi mori një pasim të saktë dhe i shpëtoi mbulimit të mbrojtësit kundërshtar me një sprint të fuqishëm. Përballë portierit ai nuk gaboi dhe Vitese kaloi në avantazh. Sapo nisi pjesë e dytë, sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke e shtyrë topin në rrjetë nga shumë afër portës, por ky gol u anulua nga VAR-i. Zvolle barazoi shifrat më pas dhe vetëm në minutën e dytë shtesë Viteshe realizoi golin e fitores.

Ky gol ishte i 10-i për Armando Brojën në kampionatin holandez. Një numër i konsiderueshëm golash për lojtarin e huazuar nga Çelsi në Holandë dhe duket se ky “stazh” po i vlen atij. Viteshe mban vendin e katërt në kampionat, me 60 pikë në 31 ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë