Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi, më shumë se gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të pandemisë COVID-19. Shumica e europianëve kanë shprehur pakënaqësi përsa i përket menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë së tyre. 56% thanë se ishin kundër masave të ndërmarra.
Përqindja më e lartë e personave që kundërshtonin masat e marra ishte në Greqi, Luksemburg dhe Belgjikë. Sondazhi është kryer midis 12 shkurtit dhe 11 marsit në të 27 vendet e BE-së dhe 12 vende të tjera jashtë unionit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas sondazhit të Euronews, pakënaqësia në BE rreth masave të marra për të mbajtur nën kontroll koronavirusin është rritur me 5% që nga vera e kaluar.
Brenda BE, banorët e 13 shteteve anëtare ishin dakord me masat e marra në krahasim me 18 vende që ishin vitin e shkuar. Danimarka (68%), Lituania (67%) dhe Portugalia (66%), ishin vendet që raportuan përqindjen më të lartë të personave që ishin dakord me masat e marra për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.
Ndërkohë, 12 shtete anëtare të BE-së shprehën pakënaqësi në lidhje me masat e marra, Greqia ishte vendi që kryesonte me 68%, pasuar nga Luksemburgu (63%) dhe Belgjika (61%). Në Spanjë dhe Holandë, opinioni publik ishte i ndarë në mënyrë të barabartë, me 44% të tyre që ishin dakord dhe 44% që nuk ishin dakord.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje