Bota

Më shumë se gjysma e europianëve kundështojnë masat kundër Covid-19

Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi, më shumë se gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të pandemisë COVID-19.  Shumica e europianëve kanë shprehur pakënaqësi përsa i përket menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë së tyre. 56% thanë se ishin kundër masave të ndërmarra.

Përqindja më e lartë e personave që kundërshtonin masat e marra ishte në Greqi, Luksemburg dhe Belgjikë. Sondazhi është kryer midis 12 shkurtit dhe 11 marsit në të 27 vendet e BE-së dhe 12 vende të tjera jashtë unionit,  përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas sondazhit të Euronews, pakënaqësia në BE rreth masave të marra  për të mbajtur nën kontroll koronavirusin është  rritur me 5% që nga vera e kaluar.

Brenda BE, banorët e 13 shteteve anëtare  ishin dakord  me masat e marra në krahasim me 18 vende që ishin vitin e shkuar. Danimarka (68%), Lituania (67%) dhe Portugalia (66%), ishin vendet që raportuan përqindjen më të lartë të personave që ishin dakord me masat e marra për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Ndërkohë, 12 shtete anëtare të BE-së shprehën pakënaqësi në lidhje me masat e marra, Greqia ishte vendi që kryesonte me 68%, pasuar nga Luksemburgu (63%) dhe Belgjika (61%). Në Spanjë dhe Holandë, opinioni publik ishte i ndarë në mënyrë të barabartë, me 44% të tyre që ishin dakord  dhe 44%  që nuk ishin dakord.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë