Politike

Nis punën të shtunën komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim për ngritjen e Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi ka caktuar se do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e shtune në orën 11:00.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. 

Vendimi per shkarkimin e Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë