Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim për ngritjen e Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi ka caktuar se do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e shtune në orën 11:00.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.
Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Vendimi per shkarkimin e Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje