Bota

Vaksinat, BE nuk do ta rinovojë kontratën me “AstraZeneca”-n

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të ndërpresë bashkëpunimin për blerjen e vaksinave anti-Covid me kompaninë anglo-suedeze, “AstraZeneca”. Lajmin e ka dhënë Komisioneri Evropian i Tregtisë së Brendshme, Thierry Breton.

“Për momentin Bashkimi Europian nuk do të rinovojë kontratën për vaksinën kundër covid-19, ‘AstraZeneca’. Kontrata e vjetër do të përfundojë në fund të qershorit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”, – tha Breton.

Ky i fundit nuk shprehu ndonjë kritikë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, të cilën gjithsesi e përcaktoi si “një vaksinë shumë interesante dhe shumë të mirë”, veçanërisht “për kushtet logjistike dhe temperaturat” në të cilat mund të ruhet.

Tani, megjithatë, theksoi Breton, “ne kemi filluar me kompaninë ‘Pfizer’ për të punuar me fazën e dytë dhe vaksinat e gjeneratës së dytë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë