Futboll

Nejmar del hapur: Me Mesin kam luajtur, tani dua Kristiano Ronaldon

Prej javësh, por më shumë pas humbjes me Milanin, po flitet për lamtumirën e mundshme të Kristiano Ronaldos nga Juventusi. Kampioni portugez do që të luajë gjithmonë në Ligën e Kampionëve dhe për ta bërë këtë gjë në verë mund të ndryshojë skuadër. Ku mund të shkojë? Nga Parisi e thërret Nejmar dhe tifozët francezë ëndërrojnë.

“Me cilin lojtar do të më pëlqente të luaja? Dua të luaj me Kristiano Ronaldon”, – ka thënë braziliani gjatë një interviste për “GQ”. Më tej ai shton: “Kam luajtur deri tani me lojtarë të mëdhenj, si Lionel Mesi dhe Kilian Mbape, por ende nuk kam luajtur në krah të Kristiano Ronaldos”.

Nejmar, braziliani i PSG-së. Gazeta Si, 11 maj 2021

Një ëndërr me kosto të lartë ajo e Nejmarit, por presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, është një nga të paktët që mund t’ia lejojë vetes të realizojë ëndrra të tilla. “Dua të fitoj Kupën e Botës, – ka theksuar Nejmar gjatë intervistës. – Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime më e madhe. Por dua të fitoj gjithashtu edhe çdo trofe të mundshëm me PSG-në”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë