Politike

Meta takon Vjosa Osmanin në samitin e Brdo-Brioni

Presidenti Ilir Meta dhe presidentja Vjosa Osmani mbërritën sot në Qendrën e Kongreseve në Brdo, ku po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor si pjese procesit Brdo-Brioni. Presidenti Meta u mirëprit nga Presidenti slloven Borut Pahor dhe Presidenti kroat Zoran Milanoviç.

“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, shkruan presidenti në një postim në Facebook.

Po ashtu presidenti ka postuar një foto nga takimi me presidenten Osmani nga margjinat e këtij takimi, ku e uron për ditëlindje.

“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!, shkruan presidenti.

Në takimin e parë plenar të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit Brdo-Brionido do të diskutohen, ndër të tjera, konkluzione dhe  mbase një deklaratë dhe pandryshueshmërinë kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Nisma Brdo-Brioni është një nismë e përbashkët Sllovene-Kroate, e filluar në 2010, në një përpjekje për të përmirësuar besimin midis vendeve në rajon dhe për t’i ndihmuar të bashkohen me BE-në.

Takimi i Brdo-Brioni fillimisht ishte planifikuar për vitin e kaluar, që të përkonte me 10 vjetorin e nismës, por u shty dy herë për shkak të pandemisë COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë