Presidenti Ilir Meta dhe presidentja Vjosa Osmani mbërritën sot në Qendrën e Kongreseve në Brdo, ku po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor si pjese procesit Brdo-Brioni. Presidenti Meta u mirëprit nga Presidenti slloven Borut Pahor dhe Presidenti kroat Zoran Milanoviç.
“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, shkruan presidenti në një postim në Facebook.
Po ashtu presidenti ka postuar një foto nga takimi me presidenten Osmani nga margjinat e këtij takimi, ku e uron për ditëlindje.

“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!, shkruan presidenti.
Në takimin e parë plenar të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit Brdo-Brionido do të diskutohen, ndër të tjera, konkluzione dhe mbase një deklaratë dhe pandryshueshmërinë kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Nisma Brdo-Brioni është një nismë e përbashkët Sllovene-Kroate, e filluar në 2010, në një përpjekje për të përmirësuar besimin midis vendeve në rajon dhe për t’i ndihmuar të bashkohen me BE-në.
Takimi i Brdo-Brioni fillimisht ishte planifikuar për vitin e kaluar, që të përkonte me 10 vjetorin e nismës, por u shty dy herë për shkak të pandemisë COVID-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje