Gent Cakaj që inicioi ngritjen e kërkesës për shkarkim të Ilir Metës nga ana e PS këtu e dy vjet më parë, nuk është më Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Por Gjykata Kushtetuese e ngritur me vonesë vetëm të martën ka marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.
Kjo padi u depozitua nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit Gent Cakaj që mbeti thjesht ministër në detyrë pa të drejtë firme.
Top Channel mësoi se përfaqësuesja e Këshillit të ministrave Elira Kokona u shpreh se “Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit”, ndaj dhe kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.
“Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.
Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin…”
Kokona është shprehur gjatë seancës se Kushtetuta përcakton qartë se nuk i jep asnjë atribut ndryshe Presidentit vecse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri. Neni 98 i Kushtetutës nuk i lë hapësirë presidentit.
Përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj solli një tjetër shembull. “Rasti i ministrit Lleshaj, mos dekretimi në kohë, dhe shprehja në të njëjtën mënyrë e presidentit, pse nuk përbëri konflikt mosmarrëveshje për kryeministrin?”, pyeti Dervishaj
“Në atë rast u mendua se ishte një rast i izoluar dhe për aq kohë sa në një periudhë të shkurtër kohe u krye një veprim tjetër i dha kryeministrit dhe institucionit që ai drejton mendimin që nuk jemi në kushte e një rasti sporadik po jemi në kushtet e një sjellje të përsëritshme të mënyrës se si interpretohen kompetencat kushtetuese…”, iu përgjigj Kokona sipas raportimit te TCH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje