Politike

Përballja Rama-Meta në Kushtetuese për mos dekretimin e Genti Cakajt dy vjet më parë

Gent Cakaj që inicioi ngritjen e kërkesës për shkarkim të Ilir Metës nga ana e PS këtu e dy vjet më parë, nuk është më Ministër në detyrë  për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Por Gjykata Kushtetuese e ngritur me vonesë vetëm të martën ka marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për  interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Kjo padi u depozitua nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit Gent Cakaj që mbeti thjesht ministër në detyrë pa të drejtë firme.

Top Channel mësoi se përfaqësuesja e Këshillit të ministrave Elira Kokona u shpreh se “Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit”, ndaj dhe kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

“Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin…”

Kokona është shprehur gjatë seancës se Kushtetuta përcakton qartë se nuk i jep asnjë atribut ndryshe Presidentit vecse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri. Neni 98 i Kushtetutës nuk i lë hapësirë presidentit.

Përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj solli një tjetër shembull. “Rasti i ministrit Lleshaj, mos dekretimi në kohë, dhe shprehja në të njëjtën mënyrë  e presidentit, pse nuk përbëri konflikt mosmarrëveshje për kryeministrin?”, pyeti Dervishaj

“Në atë rast u mendua se ishte një rast i izoluar dhe për aq  kohë sa në një periudhë të shkurtër kohe u krye një veprim tjetër i dha kryeministrit dhe institucionit që ai drejton mendimin që nuk jemi në kushte  e një rasti sporadik po jemi  në kushtet e një sjellje të përsëritshme të mënyrës se si interpretohen kompetencat kushtetuese…”, iu përgjigj Kokona sipas raportimit te TCH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë