Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe të kandidatit të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.
Vendimi është marrë me shumicë votash, 3 me 2, ku dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste i është bashkuar edhe Ilirjan Rusjmali, ndërsa pro kërkesave për pavlefshmëri kanë votuar anëtarët e propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.
Ky është vendimi i parë i KAS në lidhje me kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ndërkohë që të tjera kërkesa e pretendime janë ngritur nga PD e LSI, që kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve deri edhe në 8 qarqe të tjera të vendit.
Kundër këtij vendimi të KAS, PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes kanë afat 5-ditor për ta ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit është organi që jep vendimin përfundimtar të formës së prerë për ankimimet e këtij lloji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje