Ne rrjet

FMN ndihmë 50 mld dollarë për vaksinimin e vendeve të varfëra

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se do të shpërndajë 50 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet që të vaksinohen. Kjo shifër do të ndihmojë për vaksinimin e rreth 40% të popullsisë globale deri në fund të vitit 2021 dhe 60% deri në vitin 2022.

Një nivel i tillë vaksinimi sipas FMN-së do të sjellë një rritje me 9.000 trilionë dollarë në ekonomi deri në vitin 2025.

FMN-ja po ushtron presion ndaj vendeve të pasura që të ndihmojnë shpërndarjen e vaksinave dhe jashtë territorit të tyre.

Amerika  e Veriut ka vaksinuar me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë, dhe Britania e Madhe 55%, ndërkohë në të gjithë Africën janë vaksinuar vetëm 2% e popullsisë.

Nuk është ende e qartë se si vendet  e pasura do të ndihmojnë ato të varfëra, por ka vende që kanë marrë më shumë doza nga se i duhen dhe munden t’i shpërndjanë. Covax, organizata për shpërndarjen e vaksinave synon dhurimin  e 2 miliardë vaksinave për vendet e varfëra dhe deri më tani ka dërguar vetëm 68 milionë.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë