Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se do të shpërndajë 50 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet që të vaksinohen. Kjo shifër do të ndihmojë për vaksinimin e rreth 40% të popullsisë globale deri në fund të vitit 2021 dhe 60% deri në vitin 2022.
Një nivel i tillë vaksinimi sipas FMN-së do të sjellë një rritje me 9.000 trilionë dollarë në ekonomi deri në vitin 2025.
FMN-ja po ushtron presion ndaj vendeve të pasura që të ndihmojnë shpërndarjen e vaksinave dhe jashtë territorit të tyre.
Amerika e Veriut ka vaksinuar me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë, dhe Britania e Madhe 55%, ndërkohë në të gjithë Africën janë vaksinuar vetëm 2% e popullsisë.
Nuk është ende e qartë se si vendet e pasura do të ndihmojnë ato të varfëra, por ka vende që kanë marrë më shumë doza nga se i duhen dhe munden t’i shpërndjanë. Covax, organizata për shpërndarjen e vaksinave synon dhurimin e 2 miliardë vaksinave për vendet e varfëra dhe deri më tani ka dërguar vetëm 68 milionë.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje