Pas publikimit të mesazhit të Presidentit Ilir Meta, edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar në Facebook, (jo aq drejtpërdrejtë sa Meta) vendimin e DASH për Sali Berishën duke përdorur lojëra fjalësh.
Vasili lë të kuptojë përmes një postimi në Facebook se vendimi i DASH ndaj Berishës është i bazuar në thashethemet e Edi Ramës dhe se njeriu i vërtetë “non grata” është vetë kryeministri në raport me ligjin dhe demokracinë .
“Edi Rama i bazuar mbi strategjinë mashtruese që: “thashethemet për kundërshtarët t’i kthejë në fakte, dhe faktet për vete t’i kthejë në thashetheme” kujton se mund t’ia hedhë e të shpëtojë përpara fakteve që ulërasin.
Eshtë detyrë pa kthim të mos harrojmë asgjë nga dhuna e pashembullt ndaj demokracisë dhe ligjit, që Edi Rama ka ushtruar gjate gjithë këtyre viteve dhe që e kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje mizerabël ku është sot”, shkruan Vasili.
Ai rendit 21 arsye sipas të cilit është Rama ai që ka minuar demokracinë duke nënvizuar në fund:
“Amnistimi i fajeve shumë të rënda të Edi Ramës nga kushdo, brenda dhe jashtë vendit, do te ishte një akt i vërtetë armiqësie kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve…”, shkruan Vasili
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje