Politike

Petrit Vasili: “Non grata” duhet të shpallet Rama, servir për kundërshtarët thashetheme dhe jo fakte

Pas publikimit të mesazhit të Presidentit Ilir Meta, edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar në Facebook, (jo aq drejtpërdrejtë sa Meta) vendimin e DASH për Sali Berishën duke përdorur lojëra fjalësh.

Vasili lë të kuptojë përmes një postimi në Facebook se vendimi i DASH ndaj Berishës është i bazuar në thashethemet e Edi Ramës dhe se njeriu i vërtetë “non grata” është vetë  kryeministri në raport me ligjin dhe demokracinë .

“Edi Rama i bazuar mbi strategjinë mashtruese që: “thashethemet për kundërshtarët t’i kthejë në fakte, dhe faktet për vete t’i kthejë në thashetheme” kujton se mund t’ia hedhë e të shpëtojë përpara fakteve që ulërasin.

Eshtë detyrë pa kthim të mos harrojmë asgjë nga dhuna e pashembullt ndaj demokracisë dhe ligjit, që Edi Rama ka ushtruar gjate gjithë këtyre viteve dhe që e kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje mizerabël ku është sot”, shkruan Vasili.

 Ai rendit 21 arsye sipas të cilit është Rama ai që ka minuar demokracinë duke nënvizuar në fund:

“Amnistimi i fajeve shumë të rënda të Edi Ramës nga kushdo, brenda dhe jashtë vendit, do te ishte një akt i vërtetë armiqësie kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve…”, shkruan Vasili


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë