Futboll

Festa e Atletikos shndërrohet në tragjedi, humb jetën tifozi 14-vjeçar

Mbrëmja e së shtunës ishte një festë e madhe për tifozët e Atletiko Madrid, që fitoi titullin kampion në Spanjë, por fatkeqësisht ka ndodhur një tragjedi, një djalosh 14-vjeçar ka humbur jetën.

Tifozi i Atletikos ishte duke festuar triumfin e skuadrës së zemrës dhe sipas asaj që bën me dije “El Pais”, ai kishte nxjerrë kokën nga dritarja e një furgoni, duke e përplasur më pas pas një muri. Një goditje që rezultoi fatale, pasi 14-vjeçari nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore.

Furgoni në atë moment ishte duke hyrë në parkimin e nëndheshëm të “Plaza de Santa Ana”, në qendër të qytetit. Tragjedia e 14-vjeçarit e ka zbehur disi festën e Atletikos, që u shpall lampion i La Ligës për herë të 11-të në historinë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë