Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, e bazon platformën e saj në postulatin se, Partia Demokratike duhet t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar.
Përmes platformës së bërë publike të enjten, Harxhi kërkon që të vendoset debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë dhe t’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë
“…Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.
Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre. Kështu, do të arrijmë një ringritje, bashkim dhe forcim të së djathtës shqiptare;
Të pranohen të rinjtë shqiptarë dhe kontributi, idetë dhe vizioni i tyre të jenë pjesë e programit qeverisës.
Gjithashtu, Partia duhet të ketë një Akademi Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.
Të pranohen të gjithë anëtaret e Lidhjes Demokratike të gruas anëtare me të drejtë vote të barabartë si gjithë anëtarët e tjerë të Partisë”, thuhet në platformën e saj.
Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.
Harxhi synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike dhe meritokratike.
“…Liria e individit, anti-komunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm, çështja kombëtare dhe interesi kombëtar, lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar, listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë, rinia shqiptare dhe punësimi i tyre, prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit, ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje