Politike

“Raporti po përkthehet në anglisht”, Basha: Masakra zgjedhore duhet të jetë beteja

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimeve të zhvilluara në Gjirokastër tha se 25 Prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore. Ndaj dhe fokusi sipas tij duhet të jetë tek ky proces

“…Një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre u rënduan edhe më shumë…

Pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarëveshjeve që ne mund të kemi sikundër është normale një familje, emër e një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, jemi ne që morëm përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, jemi ne që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet tona.

Sepse nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo  vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot…”, tha Basha

Sipas tij, objektivi duhet një.

 “Tani ndodhemi në një fazë e cila diktohet nga statuti, është vendosur nga institucionet e Partisë dhe padiskutim as nuk mund ti mbivendoset dhe as do të zëvendësojê analizën e plotë të asaj që ka ndodhur në raport me zgjedhjet e 25 prillit.

 Përkundrazi dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë dhe po përkthehet për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë. Për mua objektivi kryesor nuk ka ndryshuar. Tërësia e betejave i pari”.

Basha tha gjithashtu se domosdoshme është që nga kjo garë të dalim të bashkuar. “Sepse detyrimin nuk ia kemi njëri-tjetrit, ia kemi ndaj Shqipërisë sepse misioni ynë  dhe I shqiptarëve vazhdon…

Nuk ka ndarje pas 25 prillit sepse ëndrra e tyre vazhdon. Është ndaluar përkohësisht me 25 prill, por 25 prilli nuk ka zgjidhur asgjë për ata përkundrazi i ka bërë më të rënda problemet. Të gjitha problemet që nga problemet e fermerëve e të papunëve e deri tek integrimi europian i vendit. Gjithçka, 25 prilli jo vetëm nuk e ka zgjidhur, por e ka bërë  më të rëndë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë