Politike

Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat por konferenca e parë varet nga ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Europën Michael Roth ka thënë se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj të shtëpisë për çeljen e negociatave me BE. Ai shtoi se ka pasur një problem që ka penguar mbajtjen edhe të konferencës së parë ndërqeveritare, siç është konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Kam nderin që të mirëprisja sot një mik të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe një avokat të zëshëm të rrugëtimit Europian të gjithë rajonit tonë, edhe të Shqipërisë, ministrin gjerman të shtetit për çështjet europiane. E dimë të gjithë se kjo vizitë përkon me një kohë j të parëndësishme në prag t një tjetër takimi të Këshillit evropian për një vendimmarrje të rëndësishme të lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”,ka shtuar Rama.

Sipas kryeministrit BE ndeshet nga një surprize të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Rama shtoi se çdo gjë varet nga sa do të arrihet që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë dhe Bulgarisë, që kjo e fundit të heq barrikadën.

“Ajo që është me rëndësi është se sidoqoftë ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet, posaçërisht nga Gjermania për të ecur më tutje. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. I thash edhe ministrit që ndryshe nga çfarë mund të perceptohej duke lexuar deklaratat e ministrisë gjermane të Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Europë për të ardhur për pushime. Meqë ra fjala, sot nuk ka më maska në rrugë në Shqipëri.”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë