“Tani kemi dritare mundësie. Ne kemi gjasa të mëdha për të arritur zgjidhje në qershor që mund të pranohet nga të gjithë palët e interesuara. Ne jemi duke punuar për të arritur suksesin më 22 qershor të këtij viti në Këshillin e BE-së. Jam plotësisht i bindur se nëse nuk veprojmë si BE tani, atëherë ky vrull dhe ky besim do të humbasë”. Më këtë deklaratë e nisi ministri gjerman për Europën, Michael Roth vizitën e tij në Shkup. Në një konferencë për shtyp në Shkup me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, ai premtoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mund të mbanin konferencën e parë ndër-qeveritare në qershor.
“Ne ende nuk jemi ngjitur në mal, por e di që vetëm në solidaritet dhe së bashku mund ta bëjmë. Dikush do të pyeste veten se ku ka qenë Evropa në javët dhe muajt e fundit. Dua t’ju bind se ne jemi në anën tuaj. Gjatë presidencës gjermane u përpoqëm të bënim përparim sepse ju, të dashur maqedonas, e meritonit atë. Vendi juaj ka bërë përparim të madh, ju jeni inkurajuar të zgjidhni mosmarrëveshje të madhe historike duke ndryshuar emrin e vendit tuaj, dhe nga këtu është e ligjshme të presësh që ne nga BE të përmbushim premtimet tona. Unë dua t’ju premtoj se jo vetëm Gjermania është në anën tuaj, por që partnerët e BE-së, si më parë, ndihen të prirë për një perspektivë konkrete për të gjitha vendet e Ballkanit. Ne do të ishim të lumtur nëse vitin e kaluar do të arrinim të fillonim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por dështuam. Tani po punojmë me presidencën portugeze të Këshillit të BE-së për ta bërë atë të funksionojë. Mbetem optimist se ne do të kemi sukses në atë. Ajo që na duhet tani është një vetëdije e përgjegjësisë, guximit, tani duhet të qëndrojmë së bashku dhe për mua është më shumë sesa një premtim”, tha Roth, duke iu drejtuar qytetarëve të vendit.
Ai shprehu besimin se tani ka shans të madh për zgjidhje të mosmarrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.
“Jam mirënjohës për miqtë tanë këtu në Qeveri, por edhe në Bullgari që tani kemi shans të madh për të arritur zgjidhje në qershor që mund të pranohet nga të gjithë palët e interesuara. Presidenca portugeze me Këshillin po punon në mënyrë aktive për një zgjidhje të tillë , dhe ne mbështesim në qeverinë federale në Berlin ku mundemi. Shpresoj se ju keni durimin e duhur sepse reformat janë gjithashtu të rëndësishme, ky është mesazhi im për qeverinë këtu”, tha Rot.
Rot gjithashtu i dërgoi mesazh opozitës në vend për gatishmëri minimale për kompromise dhe konsensus në hapin e përbashkët drejt BE-së.
Sipas Dimitrov, është sinjal i mirë në drejtim të pritjeve për zhbllokimin e negociatave me BE-në takimi i presidentëve Pendarovski dhe Radev dhe vizita në Romë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje