Bota

Në Maqedoninë e Veriut, mbi 1 mijë vdekje në vit nga ajri i ndotur

Në dimër, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, kthehet në një prej qyteteve më ndotjen më të lartë të ajrit në Europë.

Sipas parashikimeve nga studimi i Bankës Botërore, rreth 1 mijë persona vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur në RMV, në një vend ku popullsia totale është vetëm 2 milionë banorë.

Rrjeti Shëndetësor i Europës Jug Lindore është një organizatë rajonale me seli në Shkup e cila promovon shëndetin dhe mirëqenien në mesin e vendeve anëtare. Në dimër, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, kthehet në një prej qyteteve më ndotjen më të lartë të ajrit në Europë. Sipas parashikimeve nga studimi i Bankës Botërore, rreth 1 mijë persona vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur në RMV, në një vend ku popullsia totale është vetëm 2 milionë banorë.

Rrjeti Shëndetësor i Europës Jug Lindore është një organizatë rajonale me seli në Shkup e cila promovon shëndetin dhe mirëqenien në mesin e vendeve anëtare.

Hetimet kanë zbuluar se disa prej konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë përdorin lëndë djegëse që janë të ndaluara nga BE, por teksa Maqedonia e Veriut i ka sytë për t’u bërë anëtare e unionit ka përshtatur pjesën më të madhe të legjislacionit të vendit për t’iu përafruar normave të BE.

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini shprehet se tashmë vendit i mbetet vetëm të implementojë ligjet. “Ne duhet të punojmë në fronte  të ndryshme prandaj na duhet bashkëpunim ndër-sektorial më i mirë”.

Nuredini thotë se Ministria e Mjedisit ka propozuar ligje të reja, por sipas tij, miratimi i tyre në parlament nuk mjafton. Ai mendon se duhet të kryhet një punë e përbashkët me inspektorë, ministri e agjenci të tjera për t’i implementuar.

Kalimi i ligjit nga letra në jetën reale është një prej dobësive më të mëdha e sistematike të vendeve në tranzicion, ashtu siç cilësohet dhe RMV. Komisioni Europian e ka nxjerrë në pah këtë dobësi kronike në të gjitha progres raportet mbi vendin.

Për momentin, qytetarët janë ende në pritje që qeveria të implementojë rekomandimet e BE, të cilat me shumë  të ngjarë do i japin një dozë ajri më të pastër qytetarëve të Shkupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë