Në dimër, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, kthehet në një prej qyteteve më ndotjen më të lartë të ajrit në Europë.
Sipas parashikimeve nga studimi i Bankës Botërore, rreth 1 mijë persona vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur në RMV, në një vend ku popullsia totale është vetëm 2 milionë banorë.
Rrjeti Shëndetësor i Europës Jug Lindore është një organizatë rajonale me seli në Shkup e cila promovon shëndetin dhe mirëqenien në mesin e vendeve anëtare. Në dimër, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, kthehet në një prej qyteteve më ndotjen më të lartë të ajrit në Europë. Sipas parashikimeve nga studimi i Bankës Botërore, rreth 1 mijë persona vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur në RMV, në një vend ku popullsia totale është vetëm 2 milionë banorë.
Rrjeti Shëndetësor i Europës Jug Lindore është një organizatë rajonale me seli në Shkup e cila promovon shëndetin dhe mirëqenien në mesin e vendeve anëtare.
Hetimet kanë zbuluar se disa prej konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë përdorin lëndë djegëse që janë të ndaluara nga BE, por teksa Maqedonia e Veriut i ka sytë për t’u bërë anëtare e unionit ka përshtatur pjesën më të madhe të legjislacionit të vendit për t’iu përafruar normave të BE.
Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini shprehet se tashmë vendit i mbetet vetëm të implementojë ligjet. “Ne duhet të punojmë në fronte të ndryshme prandaj na duhet bashkëpunim ndër-sektorial më i mirë”.
Nuredini thotë se Ministria e Mjedisit ka propozuar ligje të reja, por sipas tij, miratimi i tyre në parlament nuk mjafton. Ai mendon se duhet të kryhet një punë e përbashkët me inspektorë, ministri e agjenci të tjera për t’i implementuar.
Kalimi i ligjit nga letra në jetën reale është një prej dobësive më të mëdha e sistematike të vendeve në tranzicion, ashtu siç cilësohet dhe RMV. Komisioni Europian e ka nxjerrë në pah këtë dobësi kronike në të gjitha progres raportet mbi vendin.
Për momentin, qytetarët janë ende në pritje që qeveria të implementojë rekomandimet e BE, të cilat me shumë të ngjarë do i japin një dozë ajri më të pastër qytetarëve të Shkupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje