Partia Socialiste do të mbledhë online të mërkurën mbasdite Asamblenë Kombëtare, që i paraprin zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor.
Axhenda e mbledhjes së asamblesë përfshin miratimin e disa projektvendimeve që lidhen me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.
Pas mbajtjes së kongresit, në çdo organizatë socialiste, do të nisë analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, e paralelisht me këtë proces edhe zgjedhjet në strukturat vendore por jo qendrore të partisë.
Nga shtatori 2021 deri në maj 2022, në Partinë Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja, përmes të cilave Kryeministri Rama ka kërkuar shtimin e të rinjve, grupeve të interesit me qëllim arritjen e mbi 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë mbledhjes virtuale të Asamblesë do të miratohet edhe kalendari politiko-organizativ i partisë për periudhën 15 qershor-31 dhjetor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje