Politike

PS mbledh Asamblenë, nga analiza e zgjedhjeve e deri tek fushata për anëtarësimin e të rinjve, çfarë pritet të vendoset

Partia Socialiste do të mbledhë online të mërkurën mbasdite   Asamblenë Kombëtare, që i paraprin zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor.

Axhenda e mbledhjes së asamblesë përfshin miratimin e disa projektvendimeve që lidhen me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Pas mbajtjes së kongresit, në çdo organizatë socialiste, do të nisë analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, e paralelisht me këtë proces edhe zgjedhjet në strukturat vendore por jo qendrore të partisë.

Nga shtatori 2021 deri në maj 2022, në Partinë  Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja, përmes të cilave Kryeministri Rama ka kërkuar shtimin e të rinjve, grupeve të interesit me qëllim arritjen e mbi 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë mbledhjes virtuale të Asamblesë do të miratohet edhe kalendari politiko-organizativ i partisë për periudhën 15 qershor-31 dhjetor


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë