Rusia do të heqë dollarin si valutë të huaj nga Rezerva Valutore e Bankës Qendrore, që atje quhet Fondi i saj i Mirëqenies Kombëtare.
Këtë e tregoi Ministri i Financave në Rusi, Anton Siluanov duke shtuar se dollari do të zëvëndësohet nga euro, juani dhe ari. Ndërkohë, Kremlini po mundohet të “zhdukë” çdo lloj aseti me origjinë SHBA-në.
Ky transferim, që prek rreth 119 miliardë dollarë nga likuiditeti do të kryhet brenda Bankës Qendrore ruse. Rusia ka disa vite që po mundohet të reduktojë përdorimin e dollarit në vend, me rritjen e presioneve dhe sanksioneve nga SHBA dhe BE.
“Ne mund ta bëjmë këtë ndryshim në më pak se një muaj”,-tha Siluanov për mediat në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Pjetërburg.
Pas lajmit, fitimet e dollarit u shkurtua në një ditë, ndërsa rubla kapi kulmet e saj.
Rezerva valutore aktualisht mban 35% të aseteve të tij likuide në dollarë, me vlerë rreth 41.5 miliardë dollarë, të njëjtën shumë në euro dhe pjesa tjetër shpërndahet në juan, ar, jen dhe paund.
“Pas ndryshimit, pasuritë e fondit do të mbahen 40% në euro, 30% në juan, 20% në ar dhe 5% secila në jen dhe paund,”- tha Siluanov.
Rezerva valutore mban kursimet nga të ardhurat e naftës së Rusisë mbi një çmim të ndërprerë dhe përdoret për të ndihmuar në kompensimin e mungesave kur tregu bie nën atë nivel. Së bashku me pasuritë jolikuide, vlera e tij totale është 185.9 miliardë dollarë. Siluanov tha se me rikuperimin e ekonomisë që nuk pritej të ishte kaq i shpejtë, deficiti buxhetor do të jetë 1% e prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, më i ulët se 2.4% i planifikuar fillimisht.
Banka qendrore raporton shpërndarjen e valutave të rezervave të saj me një vonesë gjashtë-mujore, duke refuzuar të sigurojë informacion mbi zotërimet e saj aktuale.
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje