Bota

Rusia do të heqë dollarin nga Rezerva Valutore e shtetit

Rusia do të heqë dollarin si valutë të huaj nga Rezerva Valutore e Bankës Qendrore, që atje quhet Fondi i saj i Mirëqenies Kombëtare.

Këtë e tregoi Ministri i Financave në Rusi, Anton Siluanov duke shtuar se dollari do të zëvëndësohet nga euro, juani dhe ari. Ndërkohë, Kremlini po mundohet të “zhdukë” çdo lloj aseti me origjinë SHBA-në.

Ky transferim, që prek rreth 119 miliardë dollarë nga likuiditeti do të kryhet brenda Bankës Qendrore ruse.  Rusia ka disa vite që po mundohet të reduktojë përdorimin e dollarit në vend, me rritjen e presioneve dhe sanksioneve nga SHBA dhe BE.

“Ne mund ta bëjmë këtë ndryshim në më pak se një muaj”,-tha Siluanov për mediat në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Pjetërburg.

Pas lajmit, fitimet e dollarit u shkurtua në një ditë, ndërsa rubla kapi kulmet e saj.

Rezerva valutore aktualisht mban 35% të aseteve të tij likuide në dollarë, me vlerë rreth 41.5 miliardë dollarë, të njëjtën shumë në euro dhe pjesa tjetër shpërndahet në juan, ar, jen dhe paund.

“Pas ndryshimit, pasuritë e fondit do të mbahen 40% në euro, 30% në juan, 20% në ar dhe 5% secila në jen dhe paund,”- tha Siluanov.

Rezerva valutore mban kursimet nga të ardhurat e naftës së Rusisë mbi një çmim të ndërprerë dhe përdoret për të ndihmuar në kompensimin e mungesave kur tregu bie nën atë nivel. Së bashku me pasuritë jolikuide, vlera e tij totale është 185.9 miliardë dollarë. Siluanov tha se me rikuperimin e ekonomisë që  nuk pritej të ishte kaq i shpejtë, deficiti buxhetor do të jetë 1% e prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, më i ulët se 2.4% i planifikuar fillimisht.

Banka qendrore raporton shpërndarjen e valutave të rezervave të saj me një vonesë gjashtë-mujore, duke refuzuar të sigurojë informacion mbi zotërimet e saj aktuale.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë