Politike

Fabrikë vaksinash, dronë inteligjentë dhe infrastrukturë/Projektet e Ramës me Ankaranë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar në rrjetet e tij sociale projektet që do të kryhen në vendin tonë në bashkëpunim me shtetin turk ku ka rënditur;

Ndërtimin e fabrikës së 7 lloje vaksinash, duke e cilësuar si “zemra  e prodhimit faramceutik”.

Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë se lartë për kompanitë HighTech, StartUp dhe kërkimet shkencore me në qendër të rinjtë.

Sistemi i kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë mbi mbledhjen e të dhënave për rrugët, bujqësinë, pytjet, rendin publik.

Si edhe në tërësi programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

Këto projekte Kryeministri i publikoi pas takimit me sipërmarrës të ekselencës turke, lidhur me to.

Kryeministri ndodhet në Turqi që nga dita e djeshme për një vizitë 2-ditore.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

 *Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë