Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar në rrjetet e tij sociale projektet që do të kryhen në vendin tonë në bashkëpunim me shtetin turk ku ka rënditur;
Ndërtimin e fabrikës së 7 lloje vaksinash, duke e cilësuar si “zemra e prodhimit faramceutik”.
Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë se lartë për kompanitë HighTech, StartUp dhe kërkimet shkencore me në qendër të rinjtë.
Sistemi i kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë mbi mbledhjen e të dhënave për rrugët, bujqësinë, pytjet, rendin publik.
Si edhe në tërësi programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.
Këto projekte Kryeministri i publikoi pas takimit me sipërmarrës të ekselencës turke, lidhur me to.
Kryeministri ndodhet në Turqi që nga dita e djeshme për një vizitë 2-ditore.
STATUSI NGA EDI RAMA
Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:
*Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik
* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë
* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma
* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje