Ne rrjet

BE ndihmë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, por me kushte

Komisioni Europian nënshkroi marrëveshjen me vendet e BE-së të enjten e 3 qershorit për 14.2 miliardë euro ndihmë për Turqinë dhe vendet e Ballkanit, pjesë  e programit IPA 3.

Fondi do të ndahet midis Turqisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit  të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për 7 vitet e ardhshme si ndihmë për procesin e reformave ekonomike, institucionale dhe sociale.  

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë BE-ja ka vendosur kushte për përfitimin e  fondit dhe mjeteve tjera ndihmëse;  sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave demokratike.

BE-ja mundet të ndalojë ndihmën në rast se situata do të përkeqësohet.

Fokusi i këtij programi është afrimi me standardet europiane ku vend të rëndësishëm zë liria e medias dhe situata mjedisore.

Mjetet financiare të njohura si mjetet e paraantarësimit, IPA, do të ndihmojnë vendet përfituese të tërheqin edhe investimet private.

David McAllister, Kryetari i Komisionit Europian për lidhjet  e jashtme tha se është një lajm i jashtëzakonshëm për vendet që e kanë pritur kaq gjatë, sidomos pas një pandemie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë