Komisioni Europian nënshkroi marrëveshjen me vendet e BE-së të enjten e 3 qershorit për 14.2 miliardë euro ndihmë për Turqinë dhe vendet e Ballkanit, pjesë e programit IPA 3.
Fondi do të ndahet midis Turqisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për 7 vitet e ardhshme si ndihmë për procesin e reformave ekonomike, institucionale dhe sociale.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë BE-ja ka vendosur kushte për përfitimin e fondit dhe mjeteve tjera ndihmëse; sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave demokratike.
BE-ja mundet të ndalojë ndihmën në rast se situata do të përkeqësohet.
Fokusi i këtij programi është afrimi me standardet europiane ku vend të rëndësishëm zë liria e medias dhe situata mjedisore.
Mjetet financiare të njohura si mjetet e paraantarësimit, IPA, do të ndihmojnë vendet përfituese të tërheqin edhe investimet private.
David McAllister, Kryetari i Komisionit Europian për lidhjet e jashtme tha se është një lajm i jashtëzakonshëm për vendet që e kanë pritur kaq gjatë, sidomos pas një pandemie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje