Kryeministri Rama, ka dhënë detaje të tjera nga takimi në Turqi ku përveç projekteve të renditura më herët ka treguar se kanë qenë parësore çështjet e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.
Nga postimet në rrjetet sociale Kryeministri i vendit tregoi se u diskutua mbi reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencisë së Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit.
Në fushën e arsimit, Rama njoftoi se u diskutua për çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial.
Problematikat e strehimit social në vendin tonë dhe restaurimet në Berat e Gjirokastër, bashkë me hotelerinë me 5 yje në bregdet.
Postimi i plotë i Ramës:
Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:
• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)
• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)
• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)
• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje