Politike

Universitete dhe hotele/Rama ndan detaje të tjera nga takimi në Turqi

Kryeministri Rama, ka dhënë detaje të tjera nga takimi në Turqi ku përveç projekteve të renditura më herët ka treguar se kanë qenë parësore çështjet e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Nga postimet në rrjetet sociale Kryeministri i vendit tregoi se u diskutua mbi reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencisë së Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit.

Në fushën e arsimit, Rama njoftoi se u diskutua për çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial.

Problematikat e strehimit social në vendin tonë dhe restaurimet në Berat e Gjirokastër, bashkë me hotelerinë me 5 yje në bregdet.

Postimi i plotë i Ramës:

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:
• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë