Futboll

Kukësi ndahet me Josën, kroati Pero Pejiç do jetë drejtori i ri

Rrugët e Mirel Josës dhe Kukësit janë ndarë sot. Klubi verior ka njoftuar se trajneri kryeqytetas, i cili e mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit që lamë pas, nuk është më pjesë e Kukësit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë. Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Kukësi e falënderon trajnerin Josa per kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuksian.

Pejiç, kur luante me Kukesin. Gazeta Si, 3 qershor 2021

Për herë të parë këto vitet e fundit Kukësi mbeti jashtë kupave të Europës dhe ky është një dështim i madh. Përveç trajnerit Josa pritet të largohet edhe drejtori sportiv Ndeërim Nexhipi, vendin e të cilit do ta marrë kroati Pero Pejiç. Ish-sulmuesi që është shpallur kampion me Kukësin, ka qenë kohët e fundit në Tiranë, ku është takuar me presidentin Safet Gjici.

Pejiç pritet të ketë në dorë çelësat e skuadrës së sezonit të ri. Ai do të kujdeset për merkaton, ndërsa për emrin e trajnerit të ri duhet pritur pak. Ndoshta edhe trajneri mund të vijë nga jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë