Përfundimi i fushatës për vaksinat anti-Covid në të gjitha vendet e botës “deri në fund” të vitit 2022. Ky është angazhimi që kryeministri britanik, Boris Johnson u kërkon kolegëve të tij dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të G7, të ndajnë me të një javë para samitit që ai vetë do të presë – nën presidencën e radhës të Mbretërisë së Bashkuar – në Cornwall, në ekstremin jug-perëndimor të Anglisë.
Qëllimi, shpjegon ai, është të sigurojnë, që një “pandemi e tmerrshme” e tillë, si ajo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi, nuk do të ndodhë “më kurrë “dhe në të njëjtën kohë për të ofruar një udhëzues për rindërtimin post-Covid, frymëzuar nga “vlerat” e demokracisë.
“Javën tjetër, – nënvizon Boris Johnson në një fjalim nga Downing Street, – udhëheqësit e demokracive më të mëdha në botë, do të bashkohen në një moment historik për vendet tona dhe për planetin”.
“Bota, – vazhdon ai, – na shikon dhe na kërkon të ngrihemi në sfidën më të madhe të pasluftës: mposhtjen e Covid dhe udhëheqjen e një rigjenerimi global të frymëzuar nga vlerat tona të përbashkëta”.
“Vaksinimi i botës deri në fund të vitit të ardhshëm, – shton kryeministri britanik, – do të ishte arritja më e madhe në historinë e mjekësisë. Dhe unë u bëj thirrje kolegëve të mi udhëheqës të G7, të bashkohen me ne (drejt këtij qëllimi) për t’i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme, duke u zotuar të sigurojnë që një shkatërrim si ai koronavirusit, të mos ndodhë më kurrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje