Bota

Apeli i Boris Johnson: Të vaksinojmë të gjithë botën brenda vitit 2022

Përfundimi i fushatës për vaksinat anti-Covid në të gjitha vendet e botës “deri në fund” të vitit 2022. Ky është angazhimi që kryeministri britanik, Boris Johnson u kërkon kolegëve të tij dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të G7, të ndajnë me të një javë para samitit që ai vetë do të presë – nën presidencën e radhës të Mbretërisë së Bashkuar – në Cornwall, në ekstremin jug-perëndimor të Anglisë.

Qëllimi, shpjegon ai, është të sigurojnë, që një “pandemi e tmerrshme” e tillë, si ajo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi, nuk do të ndodhë “më kurrë “dhe në të njëjtën kohë për të ofruar një udhëzues për rindërtimin post-Covid, frymëzuar nga “vlerat” e demokracisë.

“Javën tjetër, – nënvizon Boris Johnson në një fjalim nga Downing Street, – udhëheqësit e demokracive më të mëdha në botë, do të bashkohen në një moment historik për vendet tona dhe për planetin”.

“Bota, – vazhdon ai, – na shikon dhe na kërkon të ngrihemi në sfidën më të madhe të pasluftës: mposhtjen e Covid dhe udhëheqjen e një rigjenerimi global të frymëzuar nga vlerat tona të përbashkëta”.

“Vaksinimi i botës deri në fund të vitit të ardhshëm, – shton kryeministri britanik, –  do të ishte arritja më e madhe në historinë e mjekësisë. Dhe unë u bëj thirrje kolegëve të mi udhëheqës të G7, të bashkohen me ne (drejt këtij qëllimi) për t’i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme, duke u zotuar të sigurojnë që një shkatërrim si ai koronavirusit, të mos ndodhë më kurrë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë