Politike

Kadilli mbështet Nishanin për vettingun: Çdo njeri ka të drejtë të pyesë se kush je ti?

Kandidati në garën për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka mbështetur idenë e Bujar Nishanit për vetting në politikë.

Pas takimeve që ai zhvilloi me demokratët e Kukësit, Kadilli u pyet nga media se cili ishte opinioni i tij për propozimin e Nishanit.

“Cdo propozim që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana ime, si për vettingun ashtu edhe për ‘origjinën politike’. A kanë apo jo implikim me të shkuarën komuniste, a kanë apo jo implikime me ngjarje të padëshirueshme sepse kur dalim dhe kërkojmë mbështetjen ashtu si edhe unë, ai ka të drejtën e zotit të pyesë; Kush je ti z.Kadilli që kërkon mbështetjen?”

Kadilli nënvizoi gjithashtu se e gjithë pasuria e tij është ndërtuar nga ai dhe familja e tij “pa asnjë teprim që mund të vijë nga dikush tjetër”

Më herët, Bujar Nishani propozoi vetting në politikë për cdo politikan që “milituar” 10 vitet e fundit në politikë në gjithë hirearkinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë