Gazmend Bardhi është zyrtari më i lartë në PD pas Lulzim Bashës që ka thyer rregullin e pashkruar duke dalë hapur në mbështetje të një prej kandidatëve për kreun e PD-së.
Ai është numri dy i partisë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, dhe ka paracaktuar jo pak vijën që duhet të ndjekin ata që e mbështesin në garën për kryetar.
“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi.
Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët…”, shkruan Bardhi në Facebook duke ndarë edhe njoftimet e Lulzim Bashës në Elbasan.
Gazmend Bardhi është i vetmi zyrtar që e ka bërë këtë gjë, ndërsa të tjerët, pavarësisht qëndrimeve tek- tuk publike, të paktën në faqen e tyre në Facebook janë përpjekur të qëndrojnë “korrekt” duke mos shpërndarë asnjë prej fjalimeve të kandidatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje