Politike

Gazmend Bardhi thyen rregullin, mbështet hapur Bashën në garën e PD

Gazmend Bardhi është zyrtari më i lartë në PD pas Lulzim Bashës që ka thyer rregullin e pashkruar duke dalë hapur në mbështetje të një prej kandidatëve për kreun e PD-së.

Ai është numri dy i partisë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, dhe ka paracaktuar jo pak vijën që duhet të ndjekin ata që e mbështesin në garën për kryetar.      

“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi.

Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët…”, shkruan Bardhi në Facebook duke ndarë edhe njoftimet e Lulzim Bashës në Elbasan.

Gazmend Bardhi është i vetmi zyrtar që e ka bërë këtë gjë, ndërsa të tjerët, pavarësisht qëndrimeve tek- tuk publike, të paktën në faqen  e tyre në Facebook janë përpjekur të qëndrojnë “korrekt” duke mos shpërndarë asnjë prej fjalimeve të kandidatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë