Bota

Covid 19, edhe Europa kërkon një hetim “të lirë” për origjinën e virusit

Faza e dytë e një studimi të OBSH-së mbi origjinën e Covid-19, duhet të jetë “pa ndërhyrje”. Kjo është ajo që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë në draftin e fundit të deklaratës që do të miratohet në samitin e planifikuar për 15 qershor.

Bëhet fjalë për një mbështetje të rëndësishme për kërkesën e SHBA-ve, e cila mund të irritojë Kinën, ngurruese përballë hetimeve të reja dhe të vendosur për të hedhur poshtë hipotezën e një rrjedhje të virusit nga laboratorët e saj.

Dokumenti flet për një “shtytje të ripërtërirë në hetimin e origjinës së Covid-19 pas vlerësimeve kontradiktore mbi origjinën e virusit”.

Sa i përket Kinës, BE dhe SHBA-të, po synojnë “konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë” brenda kornizës së qasjeve të tyre përkatëse, “të cilat përfshijnë elementë të bashkëpunimit, konkurrencës dhe rivalitetit sistematik”.

BE dhe SHBA-të, “do të vazhdojnë të adresojnë shqetësimet e përbashkëta, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut në Tibet dhe Xinjiang”.

Ndërkohë, spikat një raport sekret mbi origjinën e Covid 19, i hartuar në maj të vitit 2020 nga një laborator i rëndësishëm i qeverisë amerikane.

Studiuesit arritën në përfundimin se teoria e virusit, i shpëtuar nga një laborator i Wuhanit, ishte e besueshme dhe duhej të ishte hetuar më tej sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal”.

Dosja e “Lawrence Livermore National Laboratory”, një strukturë kërkimore në “Biodefence”, me qendër në Kaliforni, financuar kryesisht nga Departamenti i Energjisë i SHBA-ve, ishte një nga punimet e para dhe më autoritare për të kundërshtuar tezën që virusi natyrshëm kaloi nga kafshët tek njeriu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë