Politike

Kolegji rrëzon PD edhe për Fierin, shqyrtohet Elbasani

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për rishqyrtim të rezultatit zgjedhor në Qarkun e Fierit, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Sanksione.

Me këtë vendim, mbetet vetëm Qarku i Elbasanit për vendimmarrje, ndërkohë që më herët Kolegji rrëzoi një nga një edhe 7 kërkesa të tjera të Partisë Demokratike për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në po kaq qarqe.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Opozita i paraqit në Kolegj me të njëjtat materiale që doli para KAS dhe me kërkesën për marrjen e provave shtesë nga institucionet shtetërore.

Kërkesa për prova shtesë u refuzua, ndërsa vendimmarrja e KAS u bazua e gjitha te provat e dorëzuar nga vetë Partia Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë