Politike

Parlamenti holandez pro hapjes së negociatave të Shqipërisë

Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, me kushtin e përfshirjes së Holandës me përfaqësues të saj për raportim. Në fokus do të jenë për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

Ky kusht është pjesë e mocionit të hartuar nga dy deputetë holandezë, Kaminga dhe Amhaouch.

“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Europian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”, -thuhet në mocion.

Ndërkohë një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE u rrëzua nga deputetët holandez.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Europian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë