Bota

Vuçiç: Mali i Zi na tradhtoi me njohjen e masakrën e Srebenicës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi një ministër i qeverisë malazeze u shkarkua për vënien në dyshim të masakrës së 8,000 myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe në 1995.

Vuçiç tha se Serbia do të “vazhdojë të mbajë kokën lart” pasi një ligj i ri bëri që mohimi i masakrës së Srebenicën ishte i paligjshëm dhe shkarkoi Ministrin e Drejtësisë Vladimir Leposavic.

Kjo vjen vetëm një javë pasi ish-komandantit serb i Bosnjës Ratko Mlladiç iu konfirmua akuza për gjenocidi për urdhërimin e masakrës dhe u dënua të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg. Por disa serbë nacionalistë mohojnë që masakra e Srebrenicës  të ishte gjenocid.

Leposavic, një politikan pro-serb në koalicionin qeverisës të Malit të Zi, tha se ai do ta njihte Srebrenicën vetëm si gjenocid “kur të vendoset pa mëdyshje”.

Duke folur për rezolutën dhe shkarkimin e ministrit, Vuçiç tha se ndihej i tradhtuar nga Mali i Zi.

 “Ne e prisnim këtë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ashtuquajturën Kosovë të pavarur dhe nga të gjithë ata që nuk e pëlqejnë faktin që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj. Ne i prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë, por nuk e prisnim nga ata që ishin kaq afër nesh”, tha presidenti.

Mali i Zi u shkëput nga Serbia në 2006 pas një referendumi për pavarësinë dhe u drejtua nga një qeveri pro-BE që kishte marrëdhënie të vështira me Beogradin deri në gusht të vitit 2020. Zgjedhjet e vitit të kaluar në Mal të Zi çuan në rrëzimin e partisë së Milo Gjukanoviç pas 30 vjetësh në pushtet. Koalicioni i ri përmban një sërë deputetësh pro-serbë.

Votimi i së enjtes mbi Srebrenicë ndau koalicionin për herë të parë, me 55 nga 80 deputetë që votuan pro dhe 19 kundër. Rezoluta nga Mali i Zi u mbështet nga një sërë zyrtarësh europianë, duke përfshirë Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë