Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi një ministër i qeverisë malazeze u shkarkua për vënien në dyshim të masakrës së 8,000 myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe në 1995.
Vuçiç tha se Serbia do të “vazhdojë të mbajë kokën lart” pasi një ligj i ri bëri që mohimi i masakrës së Srebenicën ishte i paligjshëm dhe shkarkoi Ministrin e Drejtësisë Vladimir Leposavic.
Kjo vjen vetëm një javë pasi ish-komandantit serb i Bosnjës Ratko Mlladiç iu konfirmua akuza për gjenocidi për urdhërimin e masakrës dhe u dënua të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg. Por disa serbë nacionalistë mohojnë që masakra e Srebrenicës të ishte gjenocid.
Leposavic, një politikan pro-serb në koalicionin qeverisës të Malit të Zi, tha se ai do ta njihte Srebrenicën vetëm si gjenocid “kur të vendoset pa mëdyshje”.
Duke folur për rezolutën dhe shkarkimin e ministrit, Vuçiç tha se ndihej i tradhtuar nga Mali i Zi.
“Ne e prisnim këtë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ashtuquajturën Kosovë të pavarur dhe nga të gjithë ata që nuk e pëlqejnë faktin që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj. Ne i prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë, por nuk e prisnim nga ata që ishin kaq afër nesh”, tha presidenti.
Mali i Zi u shkëput nga Serbia në 2006 pas një referendumi për pavarësinë dhe u drejtua nga një qeveri pro-BE që kishte marrëdhënie të vështira me Beogradin deri në gusht të vitit 2020. Zgjedhjet e vitit të kaluar në Mal të Zi çuan në rrëzimin e partisë së Milo Gjukanoviç pas 30 vjetësh në pushtet. Koalicioni i ri përmban një sërë deputetësh pro-serbë.
Votimi i së enjtes mbi Srebrenicë ndau koalicionin për herë të parë, me 55 nga 80 deputetë që votuan pro dhe 19 kundër. Rezoluta nga Mali i Zi u mbështet nga një sërë zyrtarësh europianë, duke përfshirë Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje