Çatitë u shkatërruan, ndërtesat po ashtu, makinat u përmbysën, pemët u shembën, zjarre të mëdha: ky është peisazhi apokaliptik që mbërrin nga Republika Çeke pas tornados së dhunshme që goditi jug-lindjen e vendit, në Breclav dhe Hodonin .
Për momentin flitet për tre të vdekur dhe për qindra të plagosur, por numri është i përkohshëm. “Një tragjedi e madhe”, – tha kryeministri Andrej Babis.
Shtatë qytete dhe disa fshatra u dëmtuan rëndë, mbi 120,000 familje mbetën pa energji elektrike. Sipas mediave lokale, disa njerëz janë ende nën rrënoja. Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, tha se “të gjitha njësitë e shpëtimit në dispozicion janë tashmë në veprim dhe të tjerët po lëvizin drejt zonave të prekura”.
Përveç ushtrisë çeke, ekipet e shpëtimit nga Austria dhe Sllovakia gjithashtu shkuan në vend. “Është një ferr i gjallë”, – tha guvernatori rajonal, Jan Grolich pasi vizitoi Moravian e Jugut.
Kryeministri Andrej Babis ishte bllokuar në Bruksel pas samitit të BE-së, sepse një ulje me avion në Pragë do të kishte qenë shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh valën e motit të keq që po prek vendin.
Kryeministri Andrej Babis ishte bllokuar në Bruksel pas samitit të BE-së, sepse një ulje me avion në Pragë do të kishte qenë shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh valën e motit të keq që po prek vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje