Bota

Foto-Video/ Tornado godet Çekinë, të paktën 3 të vdekur dhe qindra të plagosur

Çatitë u shkatërruan, ndërtesat po ashtu, makinat u përmbysën, pemët u shembën, zjarre të mëdha: ky është peisazhi apokaliptik që mbërrin nga Republika Çeke pas tornados së dhunshme që goditi jug-lindjen e vendit, në  Breclav dhe Hodonin .

Për momentin flitet për tre të vdekur dhe për qindra të plagosur, por numri është i përkohshëm. “Një tragjedi e madhe”, – tha kryeministri Andrej Babis.

Shtatë qytete dhe disa fshatra u dëmtuan rëndë, mbi 120,000 familje mbetën pa energji elektrike. Sipas mediave lokale, disa njerëz janë ende nën rrënoja. Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, tha se “të gjitha njësitë e shpëtimit në dispozicion janë tashmë në veprim dhe të tjerët po lëvizin drejt zonave të prekura”.

Përveç ushtrisë çeke, ekipet e shpëtimit nga Austria dhe Sllovakia gjithashtu shkuan në vend. “Është një ferr i gjallë”, – tha guvernatori rajonal, Jan Grolich pasi vizitoi Moravian e Jugut.

Kryeministri Andrej Babis ishte bllokuar në Bruksel pas samitit të BE-së, sepse një ulje me avion në Pragë do të kishte qenë shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh valën e motit të keq që po prek vendin.

Kryeministri Andrej Babis ishte bllokuar në Bruksel pas samitit të BE-së, sepse një ulje me avion në Pragë do të kishte qenë shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh valën e motit të keq që po prek vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë