Bota

George Floyd, ish-agjenti Chauvin dënohet me mbi 22 vite burg

Është dënuar me 22 vjet e gjysmë burg Derek Chauvin, ish-agjenti i Minneapolis që vrau afrikano-amerikanin George Floyd.

Gjykatësi Peter Cahill, tha se një memorandum me 22 faqe që shpjegon arsyet e tij, i bashkëngjitet vendimit final. “Vendimi im nuk bazohet në emocione dhe nuk dëshiron të përcjellë asnjë mesazh.”

Kërkesa për gjyqtarin Peter Cahill u bë nga vëllai dhe nipi i George Floyd, Terrence Floyd dhe Brandon Ëilliams. Një vëlla tjetër i viktimës, Philonise Floyd, i kërkoi magjistratit të sigurohej që Chauvin të mos kishte një shans të dilte nga burgu para se të vuante tërë dënimin e tij. “Chauvin nuk kishte kujdes për jetën e George”, tha ai.

“Imagjinoni sikur t’ia bëja vëllait ose djalit tuaj. Si do të reagonit? Ne mund të luftojmë, por nuk mund ta bëjmë atë me urrejtje në zemrat tona”, tha Terrence Floyd në një intervistë për CNN, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë ai do t’i thoshte Chauvin nëse do të kishte mundësinë të fliste me ne.

 Prokuroria kishte kërkuar tridhjetë vjet burg. Sipas prokurorit Mattheë Frank, “tortura është fjala e duhur” për të përcaktuar atë që Chauvin i bëri Floyd. “Nuk ishte një e shtënë momentale, një grusht në fytyrë. Ishin nëntë minuta mizori ndaj një burri që ishte i pafuqishëm dhe thjesht po mëshironte për jetën e tij,” tha prokurori.

Ngjarja tragjike e 25 majit  të 2020-s nxiti protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë