Bota

Mineapolis, policja që vrau të riun afro-amerikan shpallet fajtore

Në prag të Krishtlindjeve, Kim Potter – policja e bardhë nga Minesota që vrau një djalë 20-vjeçar me ngjyrë gjatë një kontrolli në rrugë prillin e kaluar – mori një dënim të pritshëm dhe të pashmangshëm.

Ajo e kishte parashikuar vetë, siç dëshmon në mënyrë dramatike videoja e kamerës së trupit që filmoi ato momente konvulsive: pamjet e gabimit të ngathtësisë së saj dhe dramatik të një agjenteje që ngatërron pistoletën e shërbimit me një pistoletë paralizuese dhe vret Daunte Ëright me një goditje të vetme në gjoks, u shfaqën disa herë gjatë gjykimit, para jurisë së gjykatës së Mineapolisit.

Ngjarja ndodhi më 11 prill, kur një makinë ndaloi në një kryqëzim në Brooklyn Center, një periferi të Mineapolisit, pikërisht mjeti i Dauntes që ka një targë të skaduar. Gjatë kontrolleve, polici që është në patrullë me Potterin, e kupton se Ëright është në kërkim, sepse nuk ka shkuar në gjykatë për t’u përballur me akuzat për armëmbajtje pa leje.

Kur agjenti përpiqet ta prangosë, Daunte lufton, kthehet në makinë dhe përpiqet të largohet. Në përleshje, Potter paralajmëron se ajo do ta godasë atë.

Kamera kap pistoletën, ndërsa Kim bërtet “Elektrike, Elektrike”. Ajo e kupton gabimin vetëm kur qëllon. Pstaj ulet në trotuar dhe mërmërit: “…E qëllova: do të shkoj në burg”.

Gjatë gjyqit ajo qau, tha se kishte dhimbje, u përpoq të shpjegonte gabimin e madh me emocionet e atyre momenteve. Por ishte e vështirë të mendohej se juria kryesisht e bardhë, e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra, mund të arrinte një vendim të lehtë.

Sidomos, pasi incidenti tragjik ndodhi në një kohë tensionesh të mëdha racore, ndërsa Mineapolis ishte nën rrethim për gjyqin e Derek Chauvin: polici që kishte vrarë George Floyd një vit më parë duke i mbajtur një gju në qafë për tetë minuta.

27 orë pas përfundimit të gjyqit, juria arriti një marrëveshje unanime: Kim Potter u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë.

Ajo rrezikon një dënim maksimal prej 15 vitesh, por gjyqtarja Regina Chu, kur të vendosë masën e dënimit në një seancë të caktuar për më 18 shkurt, me siguri do ta dënojë me 6-8 vjet burg: dënimi i reduktuar normalisht parashikohet për ata që nuk kanë precedentë penalë.

Avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatësit që të lejojë Potter të kalojë festat e Krishtlindjeve me familjen e saj, “meqenëse është një katolike e devotshme, i vjen keq për gabimin e saj dhe nuk ka rrezik shpëtimi”.

Por Çu-ja, nuk kishte dëshirë të pranonte një kërkesë të tillë: “Unë nuk mund ta trajtoj këtë rast ndryshe nga të tjerët”. Përkthyer: “Nuk ka më tolerime për policët që bëjnë gabime”. Gjykatësja vendosi të refuzojë çdo mundësi të lirimit me kusht të polices Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë